Ndërlidhjet

Japoni: Përpjekje të sërishme për ftohjen e reaktorëve


Në Japoni po vazhdojnë përpjekjet për shmangien e shhkatërrimit më të gjërë në stacionin atomik të energjisë, që është dëmtuar nga tërmeti dhe cunami i së premtes.

Helikopterët ushtarakë kanë derdhur ujë nga ajri në reaktorin numër tre në stacionin Fukushima, për ta shmangur shkrirjen e kontejnerëve të karburantit.

Zyrtarët thonë se presioni në reaktor është gjithnjë e më i madh, ndërsa ka shqetësime në rritje pasi në këtë reaktor ka edhe përzierje, që përmban plutonium.

Njëherësh, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka thënë kryeministrit japonez, Naoto Kan, gjatë një bisede telefonike, se Uashingtoni do të bëjë çdo gjë të mundshme për ta ndihmuar Japoninë për ripërtritje nga katastrofa e dyfishtë natyrore, nga e cila kanë humbur jetën së paku 4 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG