Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan – 24 të vrarë


Raportohet se nga sulmi i një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, sot janë vrarë së paku 24 vetë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Zyrtarë të sigurisë thanë se raketat e kanë goditur një kompleks taliban në qytetin Data Khel, në rajonin Vaziristani Verior, afër kufirit me Afganistanin.

Aeroplanat pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, në mënyrë rutinore hedhin raketa në rajonet fisnore të Pakistanit, ku militantët talibanë dhe ata të al-Kaidës, ndërmarrin sulme ndërkufitare kundër forcave të NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG