Ndërlidhjet

logo-print

KFOR: Komandanti Byler e vizitoi Malin e Zi


Erhard Byler, komandant i misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë, që udhëhiqet nga NATO-ja, gjatë vizitës së djeshme në Mal të Zi, është takuar me ministrin e mbrojtjes, Boro Vuçiniq, dhe me shefin e shtamadhorisë, Dragan Samarxhiq.

Mëtutje, KFOR-i ka njoftuar se komandanti Byler me ministrin Vuçiniq “ka këmbyer mendime për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor” dhe se e “ka njoftuar ministrin për stabilitetin e përmirësuar në Kosovë”.

“Kjo është arsyeja përse ka mundur të zvogëlohet numri i ushtarëve të KFOR-it dhe të riorganizohen, që të jenë më fleksibil dhe ta forcojnë lëvizshmërinë”, thuhet mëtutje në kumtesën e KFOR-it.

Erhard Byler dhe ministri Vuçiniq kanë biseduar edhe për kontrollin e kufirit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.

KFOR-i është përgjegjës për sigurinë e kufirit nga ana e Kosovës, nërsa planifikohet që këtë përgjegjësi do ta marrë policia kufitare e Kosovës, njoftoi KFOR-i.

Ministri i mbrojtjes Vuçiniq, i ka thënë komandantit Byler se KFOR-i, në masë të madhe, i ka kontribuar rritjes së stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivës evropiane të këtij rajoni.
XS
SM
MD
LG