Ndërlidhjet

Rritje rekorde e jenit japonez



Monedha e Japonisë arriti sot vlerë rekorde krahasuar dollarit amerikan.

Në bursat aziatike, dollari këmbehet për afro 79 jen, që është vlera më e madhe prej prillit 1995.

Rritjen e vlerës së monedhës japoneze analistët e shpjegojnë me atë se katastrofat e mëdha natyrore e stimulojnë rritjen e jenit, për shkak se investitorët presin që japonezët t'i tërheqin mjetet e tyre për rimëkëmbjen e vendit.
XS
SM
MD
LG