Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Arrestimet janë në shërbim të negociatave



Lëvizja Vetëvendosje ka reasguar për arrestimet e djeshme nga EULEX-i duke thënë se ato janë një shërbim i radhës për Serbinë në negociata dhe se “nëpërmjet kësaj strategjie EULEX i po mundohet ta diskreditojë Kosovën si dhe t'i japë përparësi morale Serbisë”.

Për Vetëvendosjen “është i papranueshëm vetë EULEX-i si instancë e padrejtë dhe e panevojshme ekzekutive përmbi institucionet e Republikës së Kosovës të cilave u mohohet ushtrimi i sovranitetit”.

“Po ashtu është e papranueshme akuza dhe fushata e EULEX-it kundër UÇK-së. EULEX i nuk duhet të ketë të drejtë të merret madje as me rastet e korrupsionit: politikanët e korruptuar duhet të hetohen dhe arrestohen nga institucionet e pavarura të drejtësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG