Ndërlidhjet

Trepça padit Serbinë për dëmet ekonomike



Shërbimi juridik i ndërmarrjes Trepça, ka dorëzuar në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme, një padi kundër Serbisë për dëmet ekonomike që ky shtet i ka shkaktuar Trepçës, nga viti 1990 e deri më 1999.

Vlera e dëmit pas vendosjes së masave të dhunshme në vitin 1990, e deri në përfundim të luftës më 1999, kap shifrën 887,167,525 milionë dollarë.

Dëmi i shkaktuar është llogaritur nga ekspertët e Trepçës dhe ka të bëjë me sektorin e minierave, fabrikave të pasurimit dhe metalurgjive të plumbit dhe zinkut, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes Trepça.
XS
SM
MD
LG