Ndërlidhjet

Forcat e Gadafit në paralagjet e Bangazit?


Televizioni shtetëror i Libisë thotë se forcat besnike ndaj Moamer Gadafit janë në paralagjet e qytetit Bengazi, bastion i kryengritësve në lindje të Libisë.

Televizioni tha se forcat e Gadafit e kanë rimarrë kontrollin në terminalin kryesor të naftës në Zuetina, dhe kanë përparuar drejt paralagjeve të Bengazit.

Nuk ka konfirmime të pavarura të raportit.

Televizioni poashtu tha se forcat e Gadafit e kanë marrë qytetin Misrata, por kryengritësit e hodhën poshtë pretendimin.

Ndërkohë, mbështetësit e zonës së ndalim-fluturimit në Libi bënë thirrje që sot Këshilli i Sigurimit të votojë për rezolutën, që do t’i parandaloj forcat e Gadafit të ndërmarrin sulme ajrore kundër kryengritësve.

“Diskutojmë shumë seriozisht për një varg aksionesh që besojmë se mund të jenë efektive, në mbrojtjen e civilëve. Por, duhet të jemi të gati të planifikojmë hapa që përfshijnë dhe me gjasë, shkojnë përtej zonës së ndalim-fluturimit”, tha ambasadorja amerikane Sjuzën Rajs.

Britania, Franca dhe Liga Arabe kanë bërë thirrje për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të imponoj zonë të ndalim-fluturimit.

Rusia dhe Kina janë shprehur të rezervuar për çdo lloj intervenimi ushtarak.
XS
SM
MD
LG