Ndërlidhjet

Qeveria shpreh shqetësim për arrestimet



Qeveria e Kosovës ka shprehur “shqetësim për veprimet e EULEX-it, që rezultuan me ngritjen e akuzave për krime lufte ndaj disa ish-pjesëtareve të UÇK-së”.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli i Kosovës kanë zhvilluar luftë të drejtë e të pastër, ka respektuar normat dhe standardet ndërkombëtare dhe çdo përpjekje për njollosjen e luftëtarëve të UÇK-së do të dështojë edhe kësaj radhe”, thuhet në reagim.

Komunikata thotë se Qeveria e Kosovëse mbështet sundimin e rendit dhe ligjit në mënyrë të pavarur dhe transparente.

Qeveria fton qytetaret e Kosoves “të përmbahen dhe të kene besim në pafajesinë e të akuzuarve dhe në sistemin e drejtesisë”, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG