Ndërlidhjet

logo-print

Pacolli: Lufta e UÇK-së ishte e pastër



"Lufta e UÇK ka qenë luftë e pastër dhe çlirimtare kundër një agresioni të egër me synime asgjësimi dhe gjenocidi. Ajo ka qenë dhe mbetet njëra nga faqet më të ndritshme të historisë sonë", thuhet në reagimin e zyrës së presidentit të Kosovës Bexhet Pacolli lidhur me arrestimet e fundit nga EULËEX-i.

"Presidenti i Republikës së Kosovës, në të njëjtën kohë, beson se organet e drejtësisë në Kosovë, pa ndikime anësore, do ta kryejnë punën e tyre. Të ndërgjegjshëm se ligji është mbi të gjithë, i inkurajojmë organet e drejtësisë kosovare dhe ato të EULEX-it që sundimin e ligjit ta shtrijnë në çdo cep të Kosovës", thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG