Ndërlidhjet

Ramsfeld: SHBA gabuan në rastin e Uzbekistanit



Ish Sekretari i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld i ka ripërsëritur në një intervistë për Radios Evropa e Lirë kritikat e tij ndaj reagimit të administratës së SHBA-ve ndaj masakrës në Andixhon në Uzbekistan ku u vranë qindra njerëz.

Sipas dëshmitarëve, trupat hapën zjarr ndaj protestuesve në qytetin lindor Andixhon në maj 2005, duke vrarë qindra njerëz.

Kritikat e administratës amerikane ndaj veprimit të presidentit Islam Karimov "jo vetëm që i dëmtuan marrëdhëniet tona me Uzbekistanin, por i shtymë në një qëndrim më regresiv", i tha Ramsfeld Radios Evropa e Lirë.

Në memoaret e tij të sapo publikuara, Ramsfeld thotë se reagimi ndaj masakrës ishte ndër gabimet më fatkeqe të administratës.
XS
SM
MD
LG