Ndërlidhjet

EULEX-i deklarohet për arrestimet



EULEX-i konfirmoi se nëntë persona janë arrestuar më 16 mars në kuadër të një hetimi lidhur me krime të luftës.

"Ndaj pesë personave është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, dy persona janë nën arrest shtëpiak, ndërsa i teti është urdhëruar që të paraqitet në polici tre herë në javë. nPersoni i nëntë është arrestuar në Zvicër".

Komunikata thotë se "akuzat ndaj tyre kanë të bëjnë me vrasje, torturë dhe cënim të shëndetit e integritetit fizik të shqiptarëve nga Kosova, civilëve serbë dhe të burgosurve të luftës në Kleçkë në vitin 1999".

EULEX-i gjithashtu mund të konfirmojë se është lëshuar fletëarrest edhe për deputetin Fatmir Limajn lidhur me të ashtuquajturin rastin e Kleçkës. Çështja e imunitetit të tij është duke u sqaruar.

"Të gjithë janë të pafajshëm deri sa nuk provohet fajësia. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Por, është detyrë dhe obligim i prokurorëve të pavarur që të nisin hetime kur janë bërë akuza serioze", thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG