Ndërlidhjet

NATO konsideron zbatimin e rezolutës për Libinë


NATO-ja dhe vendet tjera po i konsiderojnë mënyrat për zbatimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara për imponimin e zonës së ndalim fluturimit mbi Libi, për të parandaluar forcat e Moamer Gadafit që të kryejnë sulme ajrore kundër kryengritëse.

Zëdhënësja e aleancës tha se emisarët e NATO-s do t'i diskutojnë sot veprimet e mundshme pas votimit në Këshillin e Sigurimit.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barak Obama u ka telefonuar liderëve të Francës dhe Britanisë pas votimit.

Britania dhe Franca tashmë kanë thënë se janë të gatshme të "përgjigjen" ndaj vendimit të Kombeve të Bashkuara.

Rezoluta që u miratua me 10 vota pro dhe pesë abstenime, e hap rrugën për intervenim ushtarak në luftën në Libi.

Rezoluta i mbështet "të gjitha masat e nevojshme" për t'i mbrojtur civilët, por e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave të huaja në territorin e Libisë.
XS
SM
MD
LG