Ndërlidhjet

logo-print

Japonia rrit shkallën e incidentit atomik


Agjencia bërthamore e Japonisë ka ngritur nga 4 në 5 nivelin e incidentit atomik në shkallën prej 1 deri në 7. Kjo e bën krizën bërthamore në Fukushima më të rrezikshmen pas katastrofës në Çernobil më 1986.

Impianti në veri të Tokios është dëmtuar nga tërmeti dhe cunami i një jave më parë.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Jukia Amano, tha se beteja e Japonisë për të stabilizuar situatën në Fukushima është një “garë kundër kohës”.
XS
SM
MD
LG