Ndërlidhjet

Perëndimi diskuton veprimet në Libi


Vendet perëndimore dhe NATO janë takuar urgjentisht për të diskutuar mënyrat e zbatimit të zonës së ndalim fluturimit mbi Libi.

Bisedimet pasojnë miratimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara, e cila mbështet “të gjitha masat e nevojshme” për mbrojtjen e civilëve nga sulmet e udhëheqësit libian, Muamer Gadafi.

Duke iu adresuar parlamentit, kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se Britania “do të luajë rolin e saj“.

“Britania do të zbarkojë avionët luftarakë Tornado dhe Tajfun, si dhe aeroplanët vëzhgues. Përgatitjet për vendosjen e tyre tashmë kanë filluar dhe në orët e ardhshme ata do të vendosen në bazën, nga ku mund të nisin veprimet e nevojshme”, tha Kameron.

Aeroplanët francez gjithashtu pritet të marrin pjesë në ndërhyrjet ushtarake ndërkombëtare.

Kameron tha se Franca do të jetë nikoqire e bisedimeve të së shtunës me zyrtarë ndërkombëtarë, përfshirë dhe përfaqësuesit e Lindjes së Mesme, për të diskutuar aksionet kundër Libisë.
XS
SM
MD
LG