Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në Jemen


Forcat e rendit në Jemen kanë hapur zjarr ndaj protestuesve antiqeveritarë në kryeqytetin Sana, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra sosh. Autoritetet spitalore dhe dëshmitarët flasin për 20 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur.

Përleshjet shpërthyen kur policia tentoi të parandalojë protestuesit të marshojnë nga Universiteti i Sanas.

Protestat kundër sundimit 32-vjeçar të presidentit Ali Abdullah Saleh janë frymëzuar nga kryengritjet popullore në Tunizi dhe Egjipt, të cilat kanë çuar në përmbysjen e liderëve të tyre autokratë.
XS
SM
MD
LG