Ndërlidhjet

EULEX-i s'ka kërkuar heqjen e imunitetit të Limajt


Misioni evropian për sundimin e ligjit ka thënë se “prokurorët e EULEX-it nuk kanë bërë kërkesë për heqjen e imunitetit të zotit Limaj”.

Në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, ky mision thotë se “çështja e imunitetit është duke u sqaruar”.

Deputeti Limaj, ndaj të cilit EULEX-i ka lëshuar fletarrestim nën dyshimet se ka kryer krime lufte, ka thënë një ditë më parë se është i gatshëm të heqë dorë nga imuniteti i deputetit, për t'iu vënë në shërbim drejtësisë.

Limaj dhe disa ish-pjesëtarë të UÇK-së akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës se kanë kryer krime lufte në fshatin Kleçkë në vitin 1999.
XS
SM
MD
LG