Ndërlidhjet

Libia shpall armëpushim


Libia tha se do t’i ndalojë të gjitha operacionet ushtarake në vend për të mbrojtur civilët, në pajtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara.

Njoftimi vjen në kohën kur NATO-ja dhe Perëndimi po mbajnë takim të jashtëzakonshëm, për të disukutuar mënyrat e zbatimit të zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi.

Bisedimet pasojnë miratimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara, e cila mbështet “të gjitha masat e nevojshme” për mbrojtjen e civilëve nga sulmet e udhëheqësit libian, Muamer Gadafi.
XS
SM
MD
LG