Ndërlidhjet

Protesta në Bahrein, pavarësisht ndalimit


Mijëra protestues shiitë janë mbledhur në qytetin Sitra të Bahreinit, duke brohoritur slogane antiqeveritare, pavarësisht ndalesës së tubimve publike.

Turma u mblodh pas varrimit të një aktivisiti, i cili u vra nga forcat e sigurisë gjatë protestave të kësaj jave.

Protesta janë zhvilluar edhe në qytetet Manama dhe Diraz. Ato bëjnë thirrje për largimin e monarkisë, e cila drejtohet nga një familje sunite. Shumica e popullsisë në Bahrein i takon komunitetit shiit.
XS
SM
MD
LG