Ndërlidhjet

Libi, ndalohen operacionet ushtarake


Qeveria e Libisë ka deklaruar armëpushim të menjëhershëm, disa orë pas miratimit të rezolutës së OKB-së, e cila mbështet “të gjitha masat e nevojshme” për mbrojtjen e civilëve nga sulmet e udhëheqësit libian, Muamer Gadafi.

Ministri i jashtëm libian, Musa Kousa, tha se Libia, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, do të veprojë në përputhje me rezolutën e OKB-së.

“…andaj, Libia ka vendosur një armëpushim të menjëhershëm dhe ka ndaluar të gjitha operacionet ushtarake”, tha ai.

Njoftimi vjen në kohën kur NATO-ja dhe Perëndimi po mbajnë takim të jashtëzakonshëm, për të disukutuar mënyrat e zbatimit të zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi.

Para njoftimit, ka pasur raporte rreth luftimeve të reja midis forcave të Gadafit dhe kryengritësve në qytetin Misrata, të cilët kërkojnë fundin e regjimit.
XS
SM
MD
LG