Ndërlidhjet

Tridhjetë të vrarë në Jemen


Demonstratat në Sana, Jemen.
Demonstratat në Sana, Jemen.

Të paktën 30 veta u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën, kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve pas Lutjeve të së Premtes në Sanaa, Jemen. Për më shumë se një muaj po mbahen demonstrata të vazhdueshme me kërkesë tërheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh pas 32 vjetësh në pushtet.

Protestat kundër sundimit 32-vjeçar të presidentit Ali Abdullah Saleh janë frymëzuar nga kryengritjet popullore në Tunizi dhe Egjipt, të cilat kanë çuar në përmbysjen e liderëve të tyre autokratë.

Tridhjetë të vrarë në Jemen
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:05 0:00
XS
SM
MD
LG