Ndërlidhjet

PDK: Arrestimet, përpjekje për njollosje të UÇK-së


Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës shpreh shqetësim me rastin arrestimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga policia e EULEX-it, duke i konsideruar këto veprime si "vazhdë e përpjekjeve për denigrimin, njollosjen dhe komprometimin e kësaj lëvizjeje politiko-ushtarake, që mbrojti popullatën e Kosovës në vitet 1998 1999".

Në komunikatën e PDK-së thuhet se "Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të drejtë dhe mbrojtëse, duke gjetur mbështetje politike në qendrat e demokracisë perëndimore, që rezultoi me angazhimin e Aleancës Veriatlatike, NATO-s, kundër caqeve të policisë, ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe më 1999".

"Arrestimi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së pas 12 vjetësh të çlirimit të Kosovës është përpjekje për të përmbushur qëllimet e politikës së Beogradit, e cila nuk pajtohet në asnjë rrethanë me humbjen e Kosovës, gjegjësisht me lirinë dhe pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë", thuhet mes tjerash në komunikatën e kryesisë së PDK-së.
XS
SM
MD
LG