Ndërlidhjet

Obama paralajmëron Gadafin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka paralajmëruar udhëheqësin libian, Muamer Gadafi, se do të përballet me ndërhyrje ushtarake nëse nuk vepron në përputhje të plotë me rezolutën e Kombeve të Bashkuara.

Obama tha se Gadafi duhet ta respektojë plotësisht armëpushimin e shpallur nga autoritetet.

“Më lejoni të jem i qartë: këto kushte nuk janë të negociueshme. Këto kushte nuk janë subjekt i negociatave. Nëse Gadafi nuk vepron në pajtim me rezolutën, komuniteti ndërkombëtar do të zbatojë masat dhe zgjidhja do të arrihet përmes veprimit ushtarak”, ka thënë Obama.

Qeveria e Libisë ka deklaruar armëpushim, duke thenë se do të ndalojë të gjitha operacionet ushtarake, por Perëndimi e ka pritur me skepticizëm njoftimin.
XS
SM
MD
LG