Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthime në Bengazi


Disa shpërthime janë dëgjuar sot në qytetin lindor të Libisë, Bengazi. Raportet flasin për sulme ajrore të forcave të Gadafit ndaj kryengritësve, ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Sot në Paris, përfaqësuesit e fuqive botërore pritet të diskutojnë mundësitë e ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare në Libi.

Në takim do të marrin pjesë zyrtarë të Bashkimit Evropian, të Lidhjes Arabe dhe Unionit Afrikan. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, pritet të jenë gjithashtu të pranishëm.
XS
SM
MD
LG