Ndërlidhjet

Japonia vazhdon përballjen me krizën bërthamore


Inxhinierët japonezë po vazhdojnë të punojnë në furnizimin me energji elektrike të centralit bërthamor Fukushima.

Besohet se rivendosja e energjisë do të mundësojë funksionimin e pompave të ujit, të nevojshme për ftohjen e reaktorëve atomikë.

Autoritetet japoneze kanë ngritur nga 4 në 5 nivelin e krizës bërthamore, të shkaktuar nga tërmeti dhe cunami i një jave më parë.

Shifrat e reja të policisë flasin për 7,200 të vrarë dhe rreth 11,000 të zhdukur nga katastrofa e 11 marsit.
XS
SM
MD
LG