Ndërlidhjet

Egjiptianët votojnë për ndryshimet kushtetuese


Egjiptianët votojnë sot në referendumin mbi ndryshimet kushtetuese. Armata ushtarake, e cila ka marrë drejtimin e vendit pas përmbysjes së Hosni Mubarakut, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të fortë, duke thënë se qëllimi i refernedumit është krijimi i një klime të përshtatshme për zgjedhjet e reja parlamentare dhe presidenciale.

Vëllazëria Myslimane, e cila pretendon mbështetje të konsiderueshme në mesin e egjiptianëve, thotë se i mbështet amendamentet e reja. Por, mbështetësit e reformave demokratike, përfshirë fituesin e Çmimit Nobel, Muhamed El-Baradei, kanë kërkuar bojkot të votimeve, duke thënë se ndryshimet kushtetuese nuk shkojnë aq larg sa të reformojnë sistemin politik të Egjiptit.

Kundërshtarët e referendumit duan që kushtetuta të rishkruhet tërësisht, ndërsa kërkojnë më shumë kohë për organizimin e partive politike para zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG