Ndërlidhjet

Libia mohon të ketë shkelur armëpushimin


Libia i ka hedhur poshtë akuzat për shkelje të armëpushimit me forcat kryengritëse në Bengazi.

Agjencia shtetërore e lajmeve Jana tha se trupat ushtarake kanë vepruar në vetëmbrojtje, ndërsa dëshmitarët flasin për sulme ajrore të forcave të Gadafit në qendër të qytetit. Një zëdhënës i protestuesve tha se ushtarakët kanë hyrë nga perëndimi, duke sulmuar me artileri.

Sot në Paris, përfaqësuesit e fuqive botërore pritet të diskutojnë mundësitë e ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare në Libi.

Në takim do të marrin pjesë zyrtarë të Bashkimit Evropian, të Lidhjes Arabe dhe Unionit Afrikan.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, pritet të jenë gjithashtu të pranishëm.
XS
SM
MD
LG