Ndërlidhjet

logo-print

Japonia ndalon ushqimet nga Fukushima


Japonia ka urdhëruar ndalimin e shitjes së produkteve ushqimore nga zona e centralit të dëmtuar atomik. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se vendimi është marrë për shkak të pranisë së ndotjes radioaktive në ushqime, të cilat nëse konsumohen përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut.

Në anën tjetër, inxhinierët japonezë po vazhdojnë të punojnë në furnizimin me energji elektrike të centralit bërthamor Fukushima.

Besohet se rivendosja e energjisë do të mundësojë funksionimin e pompave të ujit, të nevojshme për ftohjen e reaktorëve atomikë.

Shifrat e reja të policisë flasin për 7,200 të vrarë dhe rreth 11,000 të zhdukur nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.
XS
SM
MD
LG