Ndërlidhjet

Kirgizia i shet kompaninë e gazit Gazpromit rus


Kirgizia është e gatshme t’i shesë 75 për qind të kompanisë së saj të gazit Gazpromit rus. Agjencitë e lajmeve thonë se marrëveshja është arritur në një takim të kryeministrit rus, Vladimir Putin, dhe atij kirgiz, Almazbek Atambaev, që është zhvilluar jashtë Moskës.

E përditshmja ruse “Komersant” shkruan se autoritetet kirgize po kërkojnë urgjentisht ndihmë ekonomike, në përpjekje për të shmangur trazirat sociale para zgjedhjeve të këtij viti.

Kirgizia po bën përgatitjet për zgjedhjet presidenciale në tetor, që shihen si pjesë e tranzicionit politik pas përmbysjes së ish-presidentit Kurmanbek Bakiev, në trazirat e vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG