Ndërlidhjet

logo-print

Avionët francezë arrijnë mbi Libi


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, tha se forcat aleate ajrore kanë arritur mbi Libi për të parandaluar trupat e Muamar Gadafit nga bombardimi i Bengazit.

Duke folur pas takimit në Paris të liderëve evropianë, amerikanë dhe arabë, Sarkozi tha se komuniteti ndërkombëtar do të ndërhyjë për të ndaluar "çmendurinë vrasëse" të Gadafit.

Burimet ushtarke citohen të kenë thënë se disa avionë francezë po fluturojnë mbi Libi, ndërsa avionët danezë dhe amerikanë kanë arritur në bazën ajrore në Itali.

Ndërkohë, mijëra njerëz janë larguar nga Bengazi, pasi trupat qeveritare sulmuan periferinë perëndimore të qytetit.

Tripoli këmbëngul se ushtarët e tij po veprojnë në vetëmbrojtje nga sulmet e kryengritësve, ndërsa hedh poshtë akuzat për prishje të armëpushimit.
XS
SM
MD
LG