Ndërlidhjet

Obama nis vizitën në Amerikën Latine


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka arritur në Brazil, në ndalesën e parë të turneut pesëditor në Amerikën Latine.

Vizita ka për qëllim nxitjen e marrëdhënieve më të mira ekonomike si dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë.

Në kryeqytetin Brasilia, Obama ka takuar presidenten e sapozgjedhur, Dilma Rousef.

Presidenti i SHBA-ve do të vazhdojë vizitën në Kili ndërsa ndalesa e tij e tretë dhe e fundit është El Salvadori.
XS
SM
MD
LG