Ndërlidhjet

logo-print

Ankara, protesta për lirimin e gazetarëve


Rreth 2,000 njerëz kanë marshuar në rrugët e Ankarasë, duke kërkuar lirimin e gazetarëve të arrestuar nën akuzat për komplot të grusht-shtetit.

Protestuesit gjithashtu kanë kërkuar reforma për ligjet e mediave në Turqi, të cilat parashohin ndjekjen penale të gazetarëve për shkrimet e tyre.

Protesta e sotme vjen vetëm disa javë pasi autoritetet turke arrestuan shtatë reporterë, të dyshuar për "plane në rrëzimin e qeverisë më 2003".

Rreth 400 veta, përfshirë oficerë të ushtrisë, politikanë dhe gazetarë, janë tashmë në gjyq.

Kryeministri Rexhep Taip Erdogan ka mohuar akuzat se është duke përdorur gjykimin për të heshtur kritikat.
XS
SM
MD
LG