Ndërlidhjet

Kameron: Është koha për veprim në Libi


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se do të ndërmerren veprime urgjente për të parandaluar vdekjet e civilëve në Libi, edhe pse lufta do të bartë rreziqet e veta.

"Kolonel Gadafi ka bërë që kjo të ndodhë. Ai ka gënjyer komunitetin ndërkombëtar. Ai ka premtuar armëpushim dhe e ka thyer atë", tha Kameron, pas takimit të liderëve ndërkombëtarë në Paris.

"Ai (Gadafi) vazhdon të brutalizojë popullin e tij, kështu që koha për veprim ka ardhur", deklaroi Kameron.

XS
SM
MD
LG