Ndërlidhjet

Aeroplanët francezë godasin trupat e Gadafit


Një aeroplan francez ka goditur një automjet të forcave libiane, duke shënuar sulmin e parë të fushatës ajrore mbi Libi.

Zëdhënsi i Ministrisë franceze të Mbrojtjes, Tijeri Berkhard, tha se sulmi është kryer rreth orës 17:45, por nuk dha detaje se për çfarë automjeti bëhet fjalë.

Avionët ushtarakë të Francës kanë nisur pasdite fluturimet mbi Libi. Në takimin urgjent të përfaqësuesve ndërkombëtarë është dakorduar për masa të menjëhershme ushtarake me qëllim mbrojtjen e civilëve libianë.
XS
SM
MD
LG