Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se udhëheqësi libian, Muamer Gadafi, e ka humbur legjitimitetin.
Duke shpjeguar arsyet e fushatës së saponisur ushtarake, Klinton tha se ngjarjet në Libi tregojnë se Gadafi nuk e ka thënë të vërtetën kur ka deklaruar armëpushim me forcat kryengritëse.
"Nëse nuk ndalohet, Gadafi do të kryejë krime të egra kundër popullsisë", tha Klinton.
Pas takimit të përfaqësuesve ndërkombëtarë në Paris, kryediplomatja amerikane tha se Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e rezolutës së OKB-së, e cila mbështet zonën e ndalim fluturimit mbi Libi.
SHBA-të nuk e kanë ndërmend të dërgojnë trupa tokësore në Libi, ka shtuar Klinton.