Ndërlidhjet

Gejts shtyn vizitën në Rusi, shkak Libia


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka shtyrë udhëtimin drejt Rusisë, "për të monitoruar zhvillimet në Libi".

Gejts ishte planifikuar të niset sot për një vizitë treditore në Shën Petersburg dhe Moskë.

Pentagoni tha se udhëtimi shtyhet për të paktën 24 orë. Njoftimi vjen në kohën kur ka nisur ndërhyrja ushtarake kundër forcave besnike të udhëheqësit libian, Muamer Gadafi.
XS
SM
MD
LG