Ndërlidhjet

Rusia dhe Kina kërkojnë armëpushim në Libi


Rusia dhe Kina kanë shprehur “keqardhje” për ndërhyrjen ndërkombëtare në Libi, ndërsa kanë bërë thirrje për armëpushim sa më parë që të jetë e mundur.

Dy anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit kanë abstenuar nga votimi i rezolutës së OKB-së, e cila mbështet zonën e ndalim fluturimit mbi Libi.

Ministria e Jashtme ruse tha se rezoluta ishte miratuar me nxitim, ndërsa Pekini tha se nuk është dakord “me përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare”.
XS
SM
MD
LG