Ndërlidhjet

logo-print

Katari mbështet ndërhyrjen në Libi


Kryeministri i Katarit, sheiku Hamad ben Jasem al-Tani, tha se vendi i tij mbështet ndërhyrjen ndërkombëtare në Libi.

"Katari do të marrë pjesë në veprimet ushtarake, sepse është e nevojshme që vendet arabe të marrin pjesë në to", tha ai.

"Situata në Libi është bërë e padurueshme. Ajo nuk është më një konflikt mes
demonstruesve dhe policisë, por një luftë e hapur, në të cilën marrin pjesë
mercenarë. Ajo duhet të ndërpritet menjëherë", tha kryeministri i Katarit.

Sipas tij, operacionet nuk kryhen kundër popullit të Libisë e as kolonel Gadafit dhe djemve të tij. "E rëndësishme është të ndalojë gjakderdhja", ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG