Ndërlidhjet

logo-print

Pacolli viziton Shqipërinë


Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, do të vizitojë nesër Republikën e Shqipërisë. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë këshilltari politik i presidentit, Ibrahim Gashi.

“Është vizitë shtetërore, pra formati më i lartë i vizitës. Presidenti do të vizitojë Republikën e Shqipërisë me disa ministra dhe me një grup të madh të biznesmenëve kosovarë. Biznesmenët do të shkojnë një ditë më vonë dhe do të kenë takime të përbashkëta me biznesmenët e Shqipërisë dhe ministrat e fushave përkatëse”, sqaroi Gashi.

Pacolli pritet të takojë krerët më të lartë institucionalë si dhe përfaqësues të opozitës shqiptare.

Vizita e presidentit të Kosovësi në Shqipëri është vizita e parë zyrtare jashtë shtetit.
XS
SM
MD
LG