Ndërlidhjet

Serbia rrezikon vonesa në integrim



Serbia ndoshta duhet të presë deri pas vitit 2012 për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, deklaroi kreu i delegacionit evropian në Beograd.

“Ky është një nga tre skenarët e mundshëm, por nuk duhet të përjashtohet. Gjithçka është në duart e Serbisë, derisa ne momentalisht jemi të kufizuar nga koha”, tha Vincent Degert në një intervistë për mediat serbe.

Ai shtoi se dinamika që do ndjekë qeveria serbe në kryerjen e reformave do të ndikojë shumë në vendimin rreth statusit të vendit kandidat.

“Jemi të ndërgjegjshëm se Serbia nuk ka nevojë vetëm për reforma të brendshme, por dhe në politikën e jashtme, në veçanti kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës”, thekson Degert.

Serbia aplikoi për marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor të 2009-ës, por morri mbështetje për kërkesën e saj vetëm pasi ra dakord shtatorin e kaluar që të niste dialogun me Kosovën.

Në janar Parlamenti Evropian miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Beogradin, që është një ndër hapat e parë dhe të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.
XS
SM
MD
LG