Ndërlidhjet

Papa, thirrje për sigurinë e civilëve libianë


Papa Benedikiti XVI u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të marrin në konsideratë sigurinë e civilëve libianë dhe të sigurojnë qasjen e tyre në ndihmat ndërkombëtare.

Benedikti tha se “shpërthimi i armiqësive shkaktoi alarm dhe frikë të madhe” dhe se ai po lutet për paqe në rajon.

Papa nuk e saktësoi se cilëve liderë u është referuar në lutjet tradicionale të së dielës.

Vatikani ka qenë kryesisht i qetë në lidhje me tensionet në Libi dhe vendimin e Këshillit të Sigurimit për të autorizuar forcën ushtarake në shtypjen e Muamer Gadafit.
XS
SM
MD
LG