Ndërlidhjet

Mullen: Mbi Libi u vendos ndalim-fluturimi


Kreu i komandës së bashkuar ushtarake të SHBA-ve, gjenerali Majkëll Mullen, deklaroi se forcat aleate kanë vendosur në mënyrë efikase zonën e ndalim-fluturimit mbi Libi.

Megjithatë, ai shtoi se rezultati në Libi është ende i pasigurt dhe se udhëheqësi libian mund të këmbëngulë me çdo mënyrë të mbetet në pushtet.

Mullen tha se mbrojtja ajrore e Libisë ka dalë jashtë përdorimit nga sulmet e 19 marsit si dhe është bllokuar përparimi i forcave qeveritare drejt Bengazit, qytetit që kontrollohet nga opozita.
XS
SM
MD
LG