Ndërlidhjet

logo-print

Një i vrarë e disa të plagosur në protestat në Siri


Së paku një protestues është vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur kur forcat e sigurisë janë përpjekur të shpërndajnë protestuesit në qytetin sirian të Darasit.

Në ditën e tretë të protestës, mijëra vetë i kanë mbushur rrugët, me kërkesat për më shumë liri e të drejta, si dhe lirimin e të burgosurve politikë.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se forcat e sigurisë kishin qëlluar me plumba gome, municion dhe kishin përdorur gazin lotsjellës kundër protestuesve.

Dhuna shpërtheu kur një delegacion i presidentit Bashar Asad kishte ardhur në qytetin e Daras, për të shprehur ngushëllime për katër viktimat e protestave të 18 marsit.
XS
SM
MD
LG