Ndërlidhjet

logo-print

Berisha: Shqipëria e mbështet operacionin kundër Libisë


Kryeministri Sali Berisha, tha se Shqipëria i ka ofruar “të gjitha kapacitetet e domosdoshme për koalicionin ndërkombëtar për realizimin e misionit të tij të rëndësishëm për sigurimin e lirisë, paqes dhe stabilitetit në Mesdhe”.

Mëtutje, nëpërmjet një kumtese, zoti Berisha e ka mirëpritur miratimin e rezolutës së OKB-së, që i autorizon vendet ta krijojnë zonën e ndalim-fluturimit dhe mbrojtjen e civilëve në Libi.

Berisha tha se “këto operacione janë krejtësisht legale dhe legjitime dhe qëllimi i tyre është mbrojtja e shtetasve të Libisë, nga regjimi brutal i Gadafit”, që sipas Berishës, është përgjegjës për “vdekjen e qindra njerëzve”.

Shqipëria është anëtare e NATO-s prej vitit 2009.
XS
SM
MD
LG