Ndërlidhjet

Obama: Autoritetet në Iran po i abuzojnë të drejtat e shtetasve


Presidenti amerikan, Barak Obama, thotë se qeveria e Iranit më tepër kujdeset për mbrojtjen e fuqisë së saj, se sa për respektimin e të drejtave të shtetasve të Iranit.

Këto komente ai i bëri në një video incizim të ri të Shtëpisë së Bardhë, me rastin e shënimit të Nevruzit, që është Viti i Ri persian.

Në këtë video, presidenti Obama, thotë se autoritetet e Iranit kishin qenë të angazhuara në fushatën dy vjeçare të frikësimit dhe abuzimit të shtetasve iranianë.

Obama tha se kjo fushatë tregon frikën në qeveri.

Ai mëtutje, në mënyrë speciifike, u është drejtuar të rinjëve iranianë, duke thënë se ata kanë aftësi për ta ndërprerë ciklin e keqtrajtimit dhe abuzimit dhe për ta përcaktuar të ardhmen e Iranit.

Obama ka shtuar se kryengritjet politike që kanë ndodhur këtë vit, përfshirë Tunizinë dhe Egjiptin, përfaqësojnë një periudhë të premtimit në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG