Ndërlidhjet

logo-print

Shefi i Ligës Arabe thotë se e respekton rezolutën për Libinë


Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Amër Musa, tha sot se e respekton rezolutën e Kombeve të Bashkuara, që e ka auzotizuar aksionin ushtarak kundër regjimit të sunduesit të Libisë, Muamer Gadafi.

Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, në Kajro të Egjiptit, zoti Musa tha se nuk ka problem me rezolutën e ndalim fluturimit për Libinë, pasi “ajo është për mbrojtjen e civilëve”.

Dje ai ishte cituar se ka thënë se kishte shqetësime për mënyrën se si po implementohet zona e ndalim – fluturimit.

Zoti Ban Ki-mun tha sot se “masat e fuqishme dhe të vendosura” ishin të vetmet, që mund ta ndalin regjimin e Gadafit nga vrasjet e civilëve.

Afro 50 demonstrues për Gadafin, e kishin rrethuar zotin Ban në Sheshin Tahrir në Kajro, pas bisedimeve të tij me Amër Musën, duke e detyruar sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, që të tërhiqet prapa në selinë e Ligës Arabe.
XS
SM
MD
LG