Ndërlidhjet

Pacolli-Topi: Të intensifikohet bashkëpunimi



Presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli dhe ai i Shqipërisë, Bamir Topi kanë zhvilluar sot një takim kokë më kokë dhe më pas kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pacolli theksoi se vizita e tij e parë zyrtare që nga marrja e postit vjen në një moment shumë të rëndësishëm, kur Kosova sapo ka dalë nga një vakum i vështirë institucional.

“Jam i lumtur që ndodhem në Shqipëri, tek shteti amë, tek shteti mik, tek shteti vëlla, dhe kjo është një frymëzim i madh për mandatin tim” tha Pacolli.

Dialogu që sapo ka nisur mes Prishtinës dhe Beogradit është cilësuar si shumë i rëndësishëm nga kreu i shtetit të Kosovës. Pacolli ka nënvizuar se Kosova duhet të punojë për të ardhmen e saj dhe për përmirësimin e imazhit.

Homologu i tij Topi nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit për shtimin e njohjeve për Kosovën. Topi ka kërkuar që Kosova të përfitojë sa më shpejt lirinë e lëvizjes, pasi nuk mund të mbetet e izoluar.

Presidenti i Kosovës Pacolli pas takimit me homologun e tij Topi, po takohet me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha e më pas me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Pacolli pritet të takohet dhe me kreun e Bashkisë së Tiranës, njëherësh kreu i opozitës Edi Rama.
XS
SM
MD
LG