Ndërlidhjet

Tanket pushtojnë Sanën



Tanke dhe automjete ushtarake janë vendosur në pikat kyçe të kryeqytetit të Jemenit, Sana, çfarë përkon me kalimin e komandantëve kryesorë ushtarakë në anën e protestuesve. Këta të fundit prej disa javësh kërkojnë largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh.

Automjetet ushtarake ishin të vendosura rreth pallatit presidencial, bankës qëndrore dhe ministrisë së mbrojtjes, derisa nuk dihet se kush është në komandë të forcave ushtarake.

Gjeneral-majori Ali Mohsen al Ahmar kaloi në anën e protestuesve kundër Salehit, hap që erdhi pas vrasjes së dhjetëra civilëve në protestën e 18 marsit.

Kreu i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun dënoi përdorimin e municionit luftarak kundër protestuesve në Sana.
XS
SM
MD
LG