Ndërlidhjet

logo-print

OBSH: Rrezatimi tek ushqimet në Japoni, serioz



Rrezatimi në ushqime, i shkaktuar nga goditja e tërmetit dhe cunamit në stacionin bërthamor të Fukushimës në Japoni, është më serioz se sa u vlerësua fillimisht. Lajmi u bë i ditur nga Organizata Botërore e Sëndetësisë.

Aktualisht inxhinierët kanë arritur të rregullojnë gjatë ditës të gjitha kabllot e gjashtë reaktorëve në Fukushima.

Burimet zyrtare japoneze thanë se numri i të vdekurve nga cunami dhe tërmeti do mund t'i kalojë 18 mijë vetët. Aktualisht 8600 persona janë konfirmuar si të vdekur e 12800 të tjerë llogariten si të zhdukur.
XS
SM
MD
LG