Ndërlidhjet

logo-print

Dodik: BH po shpërbëhet si ish Jugosllavia



"Republika Serbe nuk është avokate e shkëputjes, por ne e shohim se Bosnja po rrënohet dhe do të shpërbëhet si ish Jugosllavia. Kjo do të kthehet në një fakt politik", deklaroi Millorad Dodik.

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës shtoi se raportet mes dy entiteteve në vend janë përkeqësuar pas rastit të gjeneralit në pension Jovan Divjak. Ky i fundit u arrestua kohë më parë në Austri, bazuar në një urdhërarresti ndërkombëtar të iniciuar nga Serbia. Beogradi e akuzon gjeneralin në pension për krime lufte.

Dodik, për mediat serbe, tha se të huajt menjëherë nisin të mbrojnë të dyshuarit për krime lufte sapo nisin hetimet.

XS
SM
MD
LG