Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në Siri



Aktivistët thanë se qindra vetë kanë protestuar sërish gjatë ditës së sotme në qytetin sirian të Jasemit. Trazirat kanë vazhduar dhe në qytetin e Daras, ku gjatë demostratave të fundjavës u vra një person.

Human Rights Watch ka akuzuar qeverinë e Sirisë për përdorim të tepruar të dhunës kundër protestuesve, duke theksuar se janë qëlluar e vrarë qytetarët vetëm se kanë folur hapur.

Të frymëzuar nga protestat në Tunizi dhe në Egjipt opozita siriane ka organizuar protesta gjatë gjithë muajit të fundit, të cilat synojnë t'i japin fund regjimit 10 vjeçar të presidentit Bashar al Assad. Ky i fundit e morri pushtetin nga i ati.
XS
SM
MD
LG